Një 86-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në Fier.
Në trupin e shtetasit me iniciale L. P., nuk janë gjetur shenja dhune, dhe dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaq natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.06.2022 u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., 86 vjeç, banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk vërehen shënja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.