Pasditen e sotme një shtetase rreth 60-vjeçe është gjendur pa shenja jete në një barake.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimot dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk është bërë i mundur indentifikimi i saj.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.