Një 78 vjeçare është gjendur pa shenja jete në në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë.
Dyshohet se shtetësja me iniciale Z. G., vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sakaq, në trupin e viktimës nuk janë gjrtur shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.