Paraditen e sotme është gjetur një trup i pajetë në Maliq të Korçës, në zonën e njohur si “Kodrat e fshatit Dolan”.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin B.T., 72 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës dhe prej disa ditësh vëllai i tij kishte denoncuar pranë autoriteteve se i moshuari ishte larguar nga shtëpia.
Pas gjetjes dhe identifikimit të trupit të pajetë, policia po vijon punën për zbardhjen e detajeve të mëtejshme për ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Kodrat e fshatit Dolan”, Maliq, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup, shtetasi B. T., 72 vjeç, banues në Dolan.
Për këtë shtetas, më datë 07.10.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur vëllai i tij, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me 72-vjeçarin, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.