Gjendet pa shenja jete një trup në zonën e Petroliferës në Vlorë

Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Bëhet me dije se trupi u konstatua nga peshkatarët.

Për momentin nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as rrethanat e ngjarjes. Në vendngjarje ka shkuar policia kufitare, ndërsa më shumë detaje pritet të mësohen në minutat në vijim.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *