Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, është gjetur trupi i pajetë i një 77-vjeçari në liqenin e Komanit. Shtetasi K. Gj., nga fshati Buzhalë, dyshohet se është mbytur.
Grupi hetimor po heton për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe për të përcaktuar rrethanat e mbytjes. Informacione të tjera do të jepen pas përfundimit të hetimeve.