Laurent Simons, 11-vjeçari belg, është diplomuar në fizikë në Universitetin e Antwerpen, duke e bërë atë të diplomuarin e dytë më të ri në botë. Titulli i të diplomuarit më të ri në botë mbahet nga Michael Kearny, i cili u diplomua në moshën 10 vjeçare në 1994.
Gjeniu 11-vjeçar përfundoi studimet në bachelor për vetëm një vit; në një kohë kur studimet zakonisht zgjasin të paktën tre vjet. Fëmija gjeni, gjatë një interviste tha se ai dëshironte të dinte gjithçka në lidhje me mekanikën klasike dhe fizikën kuantike. Simons u shpreh se qëllimi i tij është t’i bëjë njerëzit të pavdekshëm. “Dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit me pjesë mekanike. Unë kam hartuar një rrugë për të arritur atje. ”
Simons, i cili ka studiuar më parë në UGent gjithashtu kishte fituar kredite nga Universiteti Eindhoven, por, u tërhoq në vitin 2019 për shkak të mosmarrëveshjeve me universitetin. Prindërit e Simons dëshironin që ai të ishte i diplomuari i parë universitar nën 10 vjeç, për të cilin Simons do të duhej të diplomohej para ditëlindjes së tij më 26 dhjetor. Por universiteti tha se Simons duhej të përfundonte edhe shumë provime të tjera para se të diplomohej. Prindërit e tij refuzuan kronologjinë e propozuar të Universitetit për Simons të diplomohej deri në mes të vitit 2020.
Gjatë vitit të ardhshëm akademik, Laurent Simons do të ndjekë zyrtarisht programin master, për të cilin ai tashmë ka marrë disa kurse, dhe më pas synon të përfundojë doktoraturën.
/Burimi The Week/ përshtati në shqip Priza.al/