Legjislatura e Gjeorgjisë revokoi Aktin e Agjentëve të Huaj. “Si parti përgjegjëse në qeveri kemi marrë vendimin për tërheqjen e pakushtëzuar të projektligjit që mbështetëm”, tha partia Ëndrra Gjeorgjiane, e cila mban shumicën absolute në Parlament. Vendimi vjen pas dy netëve të trazirave në Tbilisi, ku mijëra protestues që kërkonin shfuqizimin e ligjit ishin mbledhur jashtë Parlamentit.
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, policia ka arrestuar 133 persona , ndërsa dhjetëra efektivë dhe civilë janë plagosur.