Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Gjergj Hani, ka folur në lidhje me garën në PD ku ai do konkurrojë me Lulzim Bashën.
Hani u shpreh se vendosi të kandidojë pasi PD “është në gjendje dëshpëruese”, ndërsa shtoi se nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë.
Në lidhje me kundërshtarin e tij, Hani u shpreh se Basha nuk ka shtruar një platformë të qartë për ndarjen nga e shkuara, ndërsa e cilësoi atë si një “social-demokrat” që është i prirur të bëjë marrëveshje për mbrojtjen e interesave.
“Vendosa të kandidoj pasi PD është në gjendje dëshpëruese. Nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë. Nga ai nuk shoh një platformë të qartë për ndarjen me të shkuarën. Prisja një qasje tjetër me demokratët.
Qëndrimi i Bashës më duket më shumë social-demokrat, që është i prirur të bëjë marrëveshje në përgjithësi për interesat”, u shpreh Hani ndër të tjera.