Gjermani/ Dy vëllezër të mitur mbyten në liqen

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Gjermania.

Dy vëllezërit e moshave nëntë dhe shtatë vjeç, u nxorën nga uji të pajetë pasi u raportuan fillimisht të zhdukur nga prindërit e tyre, rreth orës 18:00 të së enjtes.

Ambulancat ka nxituar  për në vendngjarje në liqenin Rursee në Gjermaninë perëndimore dhe shpëtuesit nxorën nga uji viktimat, të cilët u shpallën të vdekur në momentin që u dërguan në spital.

Liqeni ku u gjetën të vdekur fëmijët ndodhet në Simmerath, afër Aachen. Ai është një destinacion popullor për turistët, madje një ditë para se të zbuloheshin trupat, familja ishte duke shijuar pushimet.

Fillimisht morën një telefonatë urgjence në orën 17:59 të së enjtes dhe dërgoi menjëherë disa automjete të reagimit në vendngjarje. Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së dy fëmijëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *