Gjermani/ Gjendet viktima e 5-të poshtë vagonit të përmbysur, dyshohet se

Një tjetër viktimë  është gjetur në vendin e aksidentit në Bavarinë e Epërme. Kryeministri Söder foli për një “ngjarje të pabesueshme” gjatë një vizite në terren. Presidenti federal dhe kancelari Scholz  shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre.

Në përgjithësi, puna e shpëtimit në vagonët e dalë nga shinat është e vështirë. Dy përpjekje për të ngritur vagonët e përmbysur kishin dështuar gjatë natës. Ndërkohë, vinçat kanë mundur të ngrenë një vagon – sipas policisë, ku shërbimet e urgjencës kanë gjetur viktimën e pestë aty.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann kishte thënë më parë se nuk mund të përjashtohej që të kishte ende të vdekur nën vagonët e përmbysur. Një zëdhënës i policisë tha se vagonët ishin “të deformuar”, ndaj operacioni është I vështirë. Sipas Herrmann, katër viktimat e gjetura të premten ishin gra. Tre prej tyre u gjetën nën një vagon, i katërti vdiq rrugës për në spital.

“Rreth shtatë persona” janë gjithashtu të zhdukur, tha Herrmann. Policia ka rritur edhe numrin e të plagosurve në 44, me të paktën tre të plagosur rëndë.

Disa vagona treni rajonalë në rrugën për në Mynih dolën nga shinat të premten, disa u përplasën me argjinaturën ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Ekspertët deri më tani kanë supozuar një defekt teknik në tren ose në shina, tha një zëdhënës i ministrit bavarez të Transportit. Ndërkohë hetuesit morën në pyetje drejtuesin e trenit, por nuk thanë asgjë për  përmbajtjen e bisedës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *