Gjermani i hap dyert shqiptarëve/ Jo vetëm mjekë dhe infermierë, por edhe kjo kategori përfiton kontratë pune

Ambasada gjermane në Tiranë ka dalë më një njoftim shumë të rëndësishëm për shqiptarët që duan të punojnë në Gjermani. Ambasada njofton se janë lehtësuar procedurat për caktimin e takimeve në lidhje me marrjen e vizave, kjo për një sërë kategorish profesionesh., për profesione si mjek, kërkimin shkencor dhe për studime.

Njoftimi i ambasadës:

Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë

Mjek

Au Pair (Babysitter/dado)

Formim profesional

Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë

Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional

Kërkim shkencor

Vit social vullnetar

Praktikë/ Hospitime

Frekuentim shkolle

Të vetpunësuar

Kurse gjuhe

Studime

është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojme neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *