Brigada e zjarrfikësve të Berlinit është ende në betejë për shuarjen e zjarrit në Gruneëald. Flakët duken ende pranë një depoje armatimesh e cila shpërtheu disa ditë më parë dhe që tek tuk dëgjohen ende shpërthime. Autostrada Avus vijon të jetë e mbyllur duke mos lejuar qarkullime automjetesh dhe zona e sigurisë prej 1000 metrash vijon të jetë nën mbikqyrjen e rreptë ndërsa përjashtim është bërë vetëm për linjën hekurudhore.
Vendi i shpërthimit mbetet një problem i madh për zjarrfikësit e Berlinit . Zjarrfikësit u përpoqën të afroheshin me burimin e zjarrit të dielën.
Pavarësisht zjarrit të vazhdueshëm në vendin e shpërthimit, forcat zjarrfikëse, në konsultim me policinë, lejuan që linja hekurudhore të vijoj qarkullimin.
Autostrada 115, e quajtur Avus, mbetet e mbyllur dhe sipas zjarrfikësve, vendimi për hapjen e saj nuk do të merret të paktën deri ditën e sotme