Gjermania blen një milion pilula nga Pfizer, vendimi i qeverisë gjermane pas rritjes së rasteve me variantin e ri Omicron

Qeveria gjermane ka vendosur të blejë 1 milion pilula nga kompania Pfizer për të trajtuar rastet e rënda të COVID-19. Sipas ministrit të Shëndetësisë Karl Lauterbach dërgesat e para priten para fundit të janarit.

‘Ilaçi është jashtëzakonisht premtues sepse mund të zbusë ndjeshëm rastet e rënda të COVID kur administrohet herët. Pres që përmes saj të parandalojmë rastet serioze që përfundojnë në kujdesin intensiv’, tha Lauterbach.

Kompania prodhuese thotë se pacientët duhet të marrin tri pilula në ditë për pesë ditë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dha miratimin urgjent për ilaçin antiviral pak para Krishtlindjeve , duke e bërë atë ilaçin e parë për COVID-in në dispozicion në formën e tabletave në SHBA. Ky vendim i qeverisë gjermane vjen teksa varianti Omicron i koronavirusit po fiton terren në Gjermani . Autoritet shëndetësore kanë parashikuar një rritje të rasteve të reja në janar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *