Futbolli dhe racizmi për fat të keq vazhdojnë të kenë pika kontakti dhe “viktima” e fundit e një episodi të pakëndshëm është Jordan Torunarigha gjatë miqësores para-olimpike midis Gjermanisë dhe Hondurasit.
Fyerjet raciale të mbrojtësit të Hertha Berlin, bëri që përfaqësuesja gjermane të braktiste ndeshjes pese minuta para përfundimit të ndeshjes.
Shumë pak ditë mungon nga starti i Lojërave Olimpike të Tokios 2020 dhe futbollit i është dashur të merret me një episod fatkeq të racizmit. Në një fotografi të postuar shihet sesi ekipi drejtuar nga Stefan Kuntz largohet nga fusha dhe Torunarigha shihet me kokën të mbuluar nga një peshqir.
/Priza.al/