Gjermania dhe Spanja kanë barazuar 1-1 në përballjen e shumëpritur mes tyre, në kuadër të ndeshjeve të dyta në grupe.
Të parët që zhbllokuan ndeshjen ishin spanjollët, të cilët me një aksion të bukur arritën që e anë të Moratës të kalonin në avantazh.
Por, ky avantazh do të zgjaste jo shumë, pasi ‘pancerat’ me një tjetër aksion model, arritën që të barazonin shifrat, duke bërë kështu që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund.
Me nga një pikë për të dyja ekipet, ku më të fituarit në këtë mes kanë dalë spanjollët, të cilët vijojnë të ruajnë vendin e parë në renditje.
Ndërkohë, gjermanët do duhet të presin përballjet e fundit në grup, për të parë nëse do të mund të kualifikohen për më tej ose jo.