Gjermania ka bërë një hap fals në ndeshjen e parë të grupit E, duke humbur me rezultatin 1-2 ndaj Japonisë e cila supozohej të ishte një kundërshtarë jo i shumë i vështirë në letër, për 4 herë kampionët e botës.
Pjesa e parë nuk kishte shumë histori dhe foli vetëm për Gjermanët të cilët zotëruan lojën dhe arritën të zhbllokonin shifrat në minutën e 33’ me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Gundogan. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 me gjermanët dukshëm superior në fushë.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm për gjermanët të cilët tentuan të dyfishonin shifrat po pa rezultat, pasi në minutën 75’ pas një aksioni perfekt të japonezëve erdhi goli i barazimit nga “Doan” duke dërguar shifrat në 1-1.
Pas shënimit të golit të barazimit japonezët duket se morën vetëbesimin e duhur për të kërkuar tashëm golin e radhës dhe pikërisht kështu ndodhi, në minutën e 83’ Japonia përmbysi gjithçka pas një goli të shënuar nga “Asano” duke vendosur shifrat 1-2.
Në minutat e mbetura Gjermania tentoi gjithçka por pa sukses me japonezët që u tërhoqën të mbronin rezultatin.
Ndeshja u myll me rezultatin 1-2 dhe Japonia mori kreun e Grupit E me 3 pikë ndërsa Gjermani mbetet në vendin e fundit me 0 pikë.