Gjermania ka ngrirë më shumë se pesë miliardë euro asete ruse

Gjermania ka ngrirë 5.046 miliardë euro të aseteve ruse si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) për luftën në Ukrainë.

Autoritetet në Berlin publikuan shifrat të hënën, më 19 dhjetor, në përgjigje të një pyetjeje nga Christian Görke, një anëtar i parlamentit të shtetit për partinë e majtë të vijës së ashpër Die Linke.

Qeveria deklaroi se 2.217 miliardë euro në fondet e ngrira ishin para të raportuara nga bankat gjermane në bankën qendrore, Bundesbank.

Gjithashtu, ka edhe “pasuri të luajtshme” me vlerë 1,099 miliardë euro. Autoritetet nuk dhanë shifra më të sakta.

Gjatë qershorit, autoritetet folën për 4.48 miliardë euro fonde të ngrira ruse. Gerke kritikoi detyrimin për të deklaruar pasurinë, i cili u miratua në mënyrë që ngrirja e pasurisë të mund të zbatohej – dhe tha se po dështon.

“Për disa muaj oligarkët nuk kanë raportuar absolutisht asgjë”, theksoi Gerke.

Ai shtoi se të prekurit e dinë se hetuesit në Gjermani po kërkojnë në errësirë, pjesërisht për shkak se regjistrat e pasurive të paluajtshme nuk janë dixhitalizuar dhe sepse autoritetet kanë mungesë të stafit.

“Shtrëngimi i sanksioneve për oligarkët ka qenë prej kohësh i nevojshëm, për të goditur përfituesit nga rrethi i brendshëm i Putinit”, theksoi Gerke.

Sipas deklaratës së Komisionerit të BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, e publikuar në fund të tetorit, që nga fillimi i pushtimit rus, BE-ja ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro.

Pasi Moska pushtoi Ukrainën në shkurt, Perëndimi ngriu rreth gjysmën, ose më shumë se 300 miliardë dollarë, të rezervave ndërkombëtare të Rusisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *