Gjermania kategorizon Kosovën rajon me rrezik të lartë për COVID!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë njoftoi në Twitter se duke filluar nga data 22 gusht, ora 00:00, Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për COVID-19, duke bërë që të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin gjerman,

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet: “Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë. Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova.

Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt  Gjermanisë.

Për shkak të incidencës së tejet të lartë të COVID-19 në Kosovë, Gjermania sërish e kategorizon Kosovën si rajon me rrezikshmëri të lartë. Për udhëtimet drejt Kosovës sërish vlenë paralajmërimi për udhëtim. Ministria e Jashtme Federale paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Kosovës.

Njëkohësisht duke filluar nga e diela, për personat pa nënshtetësi të një shteti të BE-së, pa vendbanim dhe lejeqëndim në një shtet të BE-së vlejnë sërish kufizimet e udhëtimit që kanë qenë të vlefshme deri në fillim të korrikut. Përjashtim bëjnë vetëm personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/ser…/visa-einreise/-/2321586

Nga e diela, 22.08.2021, ora 0:00 gjatë udhëtimeve (kthyese) drejt Gjermanisë për udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë vlejnë:

Regjistrimi i udhëtimit: Para udhëtimit hyrës duhet të plotësohet një regjistrim dixhital i udhëtimit në www.einreiseanmeldung.de

Detyrimi për izolim: Udhëtarët, të cilët nuk kanë dhe nuk e bashkangjesin një dëshmi të një vaksinimi të plotë, apo shërimi nga infektimi në 6 muajt e fundit në portalin “Einreiseanmeldung“, i nënshtrohen një izolimi 10-ditor pas udhëtimit hyrës.

Përfundimi i parakohshëm i izolimit është i mundur me një rezultat të testimit negativ të bërë jo më herët se 5 ditë pas udhëtimit hyrës. Rezultati i testimit duhet gjithashtu të bashkangjitet në portalin „Einreiseanmeldung“.

Edhe më tej vlenë që ju që gjatë udhëtimit hyrës drejt Gjermanisë duhet të paraqitni një test negativ për COVID-19 Test, një dëshmi të vaksinimit, apo të shërimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *