Gjermania kërkon emigrantë për të përballur mungesën e fuqisë punëtore, ministri Robert Habeck: Kemi 300 mijë vende pune të lira

Gjermania do të ketë nevojë për emigrantë për të parandaluar një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore çka pritet të sjellë shqetësime të mëdha për një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës .

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë Robert Habeck i cili paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë problem pasojat do të jenë serioze .

‘Ne kemi 300.000 vende pune të lira sot dhe presim që kjo shifër të shkojë në një milion ose ndoshta  më shumë’, –u shpreh ai në një konferencë për shtyp .

Instituti Ekonomik Gjerman paralajmëroi punëdhënësit se forca punëtore do të tkurret gjithnjë me më shumë pasi ka shumë punëtorë që dalin në pension dhe pak të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Pas krizës demografike që po përjeton vendi mungesa e fuqisë punëtore në vend paraqet një bombë  me sahat për sistemin e pensioneve në Gjermani e cila mund të shpërthejë. Partitë qeverisëse ranë dakord në negociatat e tyre për koalicion për të ulur pengesat për punëtorët e kualifikuar që vinë  nga jashtë.

Gjithashtu ata folën për të krijuar një mjedis atraktiv për të huajt përmes mënyrave të ndryshme   përfshirë këtu rritjen e pagës minimale.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *