Gjermania ndal tre avionë luftarakë rusë mbi Baltik

 

Tre avionë ushtarakë të Rusisë janë ndaluar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi detin Baltik, njoftuan forcat ajrore gjermane.

Avionët nuk kishin lëshuar pajisjet që tregojnë të dhëna për fluturimin e tyre.

Gjermania dhe Britania dërguan avionët e tyre për të identifikuar dy avionët luftarakë të llojit Sukhoi Su-27 dhe një Ilyushin Il-20, tha ushtria gjermane përmes një postimi në Twitter.

Autoritetet ushtarake gjermane publikuan fotografi të avionëve rusë.

Avionët ushtarakë rusë rregullisht fluturojnë nga Rusia për në Kaliningrad, që nënkupton se takime të tilla në hapësira ajrore të këtij rajoni janë të shpeshta.

Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania ia kaloi përgjegjësitë Britanisë për patrullimin e hapësirës ajrore të NATO-s në Baltik. Avionët e NATO-s mbrojnë hapësirën ajrore në këtë zonë sepse Lituania, Letonia dhe Estonia nuk kanë avionë luftarakë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *