Gjermania pranon zyrtarisht gjenocidin në Namibi, kompenson me 1.1 miliardë euro viktimat

Gjermania njohu sot për herë të parë se kishte kryer “gjenocid” kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibia gjatë epokës koloniale, dhe do të dhurojë 1,1 miliardë euro në ndihmë të zhvillimit për vendin afrikan. “Nga sot, do të kualifikojmë këto ngjarje ashtu sikurse përcaktohen nga perspektiva e sotme: ‘gjenocid’, u shpreh Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Gjithashtu ai shtoi se në përputhje me angazhimin moral dhe historik të Gjermanisë, do ti kërkojmë falje namibianëve dhe pasardhësve të viktimave të gjenocidit. Gjermania do t’i paguajë Namibisë 1.1 miliard euro për “rindërtim dhe zhvilli,” por duke nënvizuar faktin se ky nuk është një dëmshpërblim me bazë ligjore, dhe nuk hap rrugën për asnjë “kërkesë ligjore për kompensim”. Kjo shumë do të paguhet për një periudhë 30 vjeçare, dhe kryesisht do të përfitojnë pasardhësit e popullsisë Herero dhe Namas.

Gjermania, më saktësisht Perandoria e atëhershme Gjermane, drejtoi zonën e Namibisë midis 1884 dhe 1915. Kolonët gjermanë vranë dhjetëra mijëra Hereros dhe Namas gjatë masakrave të kryera midis 1904 dhe 1908, të konsideruara nga shumë historianë si gjenocidi i parë i shekullit XX.

/Burimi La Stampa: përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *