Duke nisur nga sot, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me korona, Gjermania i ka future në listën e vendeve me rrezik të lartë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch më datw 14 janar. Në këtë mënyrë, me përjashtim të Kosovës, të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zona me rrezik të lartë. Mali i Zi ka qenë në këtë listë qw në gusht 2021.
Listës i janë shtuar mbi 60 vende, ndër to edhe Austria. Me këtë të fundit, të nënta vendet fqinje të Gjermanisë: Danimarka, Polonia, Çekia, Zvicra, Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda – janë në listën e vendeve me rrezik të lartë, ku aktualisht bëjnë pjesë rreth 140 nga mbi 200 vendet e mundshme.
Paralajmërim për udhëtime turistike
Zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarëve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe kritere të tjera, të cilat e bëjnë një zonë, zonë me rrezik të lartë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.
Rregullat e karantinës
Të pavaksinuarit duhet të kenë një test negativ me vete dhe hyjnë automatikisht në karantinë, për 10 ditë. Ata megjithatë kanë të drejtë të dalin nga karantina pas pesë ditësh, në qoftë se testi u del negativ, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Fëmijët nën gjashtë vjeçarë nuk kanë nevojë të bëjnë test, por duhet të bëjnë karantinë, e cila përfundon automatikisht pas pesë ditësh.
/Priza.al/