Superylli portugez arriti të shënojë golin e tij të parë këtë sezon, pas një penalltie të konvertuar në minutën e 39-të të ndeshjes së “Europa League” kundër Sheriff Tiraspol. CR7 tregoi se sa i fokusuar ishte të enjten mbrëma edhe gjatë pushimit të pjesës së parë, kur bëri një gjest që ngjalli diskutime mes analistëve.
Më saktësisht, para se të futej në tunelin e stadiumit, një pjesëtare e stafit mjekësor të skuadrës moldave i ka kërkuar Ronaldos që të bëjë një foto. Luzitani i vuri dorën në krah, por nuk pranoi të bënte foto dhe vazhdoi rrugën drejt dhomave të zhveshjes pa e parë.
Mënyra se si Ronaldo e refuzoi të renë u kritikua nga disa fansa, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të tij. “Qëndrimi i Messit do të jetë gjithmonë i pakrahasueshëm me të tijin”, – shkroi një tifoz.