Nëse sot akoma do të ishte gjallë Tupac Shakur do të festonte 50-vjetorin e lindjes. Kanë qenë të shumtë personat që e kanë kujtuar legjendën e muzikës rep, duke përfshirë dhe miq të tij, por ajo çfarë ka tërhequr vëmendje ka qenë postimi i mikeshës së tij Jada Pinket Smith. Aktorja dhe producentja amerikane ka publikuar në rrjete sociale një poemë të veçantë të papublikuar më parë të Tupac.
‘Tupac Amaru Shakur do të festonte 50-vjetorin sot në mesnatë. Ndërkohë që ne përgatitemi të festojmë për trashëgiminë e tij, le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë… mënyrën e tij me fjalët. Këtu janë disa vargje që ndoshta ju mund të mos i keni dëgjuar më parë’, ka shkruar Jada Pinket Smith.
Jada Pinket Smith në videon e publikuar lexon me zë të lartë poemën, duke zbuluar dhe se ajo mban titullin ‘Lost Souls’ dhe në fund mbyllet me një dedikim ‘I joti, Tupac’. Ajo ka treguar gjithashtu që reperi bënte shpesh gjeste të tilla dhe kishte shumë letra dhe poezi nga ai.
Marrëdhënia e tyre miqësore nisi në vitet ’80, teksa të dy ishin studentë në Shkollën Baltimore për arte. Që nga vitin 1996, viti kur Shakur ndërroi jetë, Smith ka folur hapur mbi lidhjen miqësore mes tyre edhe pse disa të tjerë dyshonin të ishte më shumë se kaq.
/Priza.al/