Gjesti prekës i piktorit nga Elbasani/ Iu dhuron prindërve të Mateos portretin që ‘mbërthen’ buzëqeshjen e tij përgjithmonë

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji Klodian Çalamani ka tronditur mbarë opinionin shqiptar. Rreth dy javë pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier, në derën e familjarëve të të miturit ka trokitur një dashamirës i cili ka gdhendur në letër portretin e qeshur të djalit të tyre.

Piktori Geol Voci nga qyteti i Elbasanit ka pikturuar Mateon dhe ka udhëtuar drejt Fierit për të mbërritur në shtëpinë e prindërve të tij.

Aty ai është takuar me nënën, babanë, gjyshen dhe vëllanë e Mateos të cilët kanë pozuar bashkë me Vocin dhe veprën e krijuar prej tij. Mateo Vasiu u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani në shtëpinë e tij pasditen e 16 nëntorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *