Gjici kërkon lirimin për arsye shëndetësore, mjekët ligjorë do përpilojnë raportin

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka kërkuar të lirohet dhe të vijojë dënimin në shtëpi për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore. Gjici, i cili ka vuajtur nga probleme kardiovaskulare dhe diabet, është aktualisht i hospitalizuar në një spital privat.

Në seancën e radhës gjyqësore që do zhvillohet sot, tre ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore do të betohen dhe do të nxjerrin një raport mbi gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas avokatit të Gjicit, gjendja e tij  është përkeqësuar për shkak të kushteve në burg dhe stresi psikologjik. Në këtë moment, ai ka ende një vit dhe dy muaj dënim të mbetur nga dënimi prej 3 vitesh burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *