Gjigandi gjerman “Audi” në krizë, ndërpret prodhimin e makinave

Static photo, Colour: Manhattan gray

Gjigandi gjerman i automobilave “Audi” është detyruar të ndërpresë prodhimin.

Ky vendim është marrë për shkak të situatës aktuale gjeopolitike.

Në një letër drejtuar ligjvënësve, e cila iu dha revistës gjermane Automobilwoche, Audi tha se do të “ndalonte prodhimin në vende të caktuara”. Nuk është bërë e ditur për sa kohë, por është thënë se ndërprerja “do të zgjasë me ditë apo javë”.

Modele të shumta janë të rrezikuara, ndaj problemet në furnizimin e tregut me siguri do të prekin A4, A5, A6, A7, TT, Q7 dhe Q8. Audi paralajmëron tregtarët që të përgatiten për “lista pritjeje dukshëm më të gjata” për modelet e lartpërmendura.

Audi duhet të nisë prodhimin e A4, A5, A6 dhe A7 në fillim të prillit, ndërsa TT, Q8 dhe Q4 e-tron mund të kthehen në prodhim vetëm në gjysmën e dytë të muajit, në sasi të reduktuara.

Automobilwoche shton se A1, A3, Q5 dhe A8 janë prekur vetëm minimalisht nga situata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *