Bayerni i Mynihut ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Këtë herë, bavarezët mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 Bokumin në shtëpi. Pjesa e parë u mbyll me golin e Myler.
Në minutën e 64, ishte Kingsli Koman që “tundi rrjetën” dhe dërgoi në festë stadiumin. 10 minuta më vonë, Gnbari ekzekutoi saktë një penallti dhe trefishoi shifrat.
E veçanta e sfidës ishte debutimi i shqiptarit të Bayernit, Arijon Ibrahimoviç. Ai hyri në minutën e 77 në lojë duke zënë vendin e Sane. Vetitë e tij dolën menjëherë në pah pasi u afrua dy herë pranë golit.
Dortmundi triumfon 0-2 ndaj Verder Bremenit në transfertë, me golat e Binoe dhe Brandt. Bayerni i Mynihut kryeson kampionatin me 43 pikë, i ndjekur nga verdhezinjtë e Dortmundit me 3 pikë më pak.