Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka komentuar për mediat deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta ku tha se po sillet si aktor i deklaruar politik dhe po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.
Më tej, i pyetur për detajet mes mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, Gjiknuri tha se janë detaje që i takojnë qeverive.
Duke u ndalur te risitë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri tha se pret që ajo të futet në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar.
Si i komenton qëndrimet e fundit të Ilir Metës, i cili duket se ka ndryshuar disa herë qëndrim gjatë legjislacionit te tij?
Gjiknuri: Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.
Në 26 nëntor flitet që do bëhet një takim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, cilat janë detajet?
Gjiknuri: Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.
Komisioni i reformës zgjedhore është drejt fundit. Cilat janë risitë?
Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore.
/Priza.al/