Gjiknuri mbledh strukturat në Shkodër dhe prezanton Bilalin dhe përsërit ftesën për PD-në: Të gatshëm të dialogojmë!

Ditën e sotme sekretari i Partisë Socialise, Damian Gjiknuri ka mbledhur strukturat e PS-së në Shkodër ku ka prezantuar drejtuesen politike të këtijj qarku Edona Bilalin.

Pas mbledhjes ku ishte i pranishëm dhe sekretari organizativ Blendi Klosi, numri DY i PS-së deklaroi se PS-ja është në një proces riorganizimi dhe se nuk mund të presë zgjedhjet për të bërë ndryshime.

I pyetur nëse socialistët janë të gatshëm t’i japin kryedemokratit Lulzim Basha atë që kërkon për ndryshimet e reformës territorial, Gjiknuri tha se është shumë shpejt për të folur për detaje, por që janë të gatshëm të dialogojnë me ta. Përsa u përket akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se se mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Basha ka pazare, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha se nuk preferon të ndërhyjë dhe të komentojë për problemet e brendshme në Partinë Demokratike.

“Sot patëm një mbledhje me të gjithë strukturat e partisë Socialiste në Shkodër, prezantuam ministren, shoqen tonë Edona. Jam e bindur që ajo do të dijë të përfaqësojë vlerat e PS-së në Shkodër. PS-ja është një një tur jo vetëm të paraqitjes, përkundrazi jemi në një proces jo vetëm prezantimi të drejtuesve të rinj, por edhe një analize elektorale që do t’i shërbejë PS. Jemi një parti që nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar por gjatë gjithë kësaj kohe do të bëjmë organizimin e nevojshëm që të përballojmë edhe zgjedhjet vendore edhe ato të përgjithshme, kurdo që të jenu. Turi është i nevojshëm pavarësisht se mund të ketë mendime të ndryshme sa i përket organizimit, rëndësishme është që ne kemi frymë fituese dhe do vazhdojmë që ta përçojmë këtë frymë kudo më tutje.

PS dhe kryeministri Rama e ka thënë edhe në Kuvend që ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD. Dialogimi nuk bëhet me diplomacinë e megafonit as me deklarata për shtyp, dialogimi bëhet që të ulemi në tryezë siç kemi bërë reformën zgjedhore më parë, siç kemi bërë reforma të tjera. Ne jemi të gatshëm dhe kryeministri e tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kemi qoftë për reformën në drejtësi, qoftë për reformën territoriale apo edhe për probleme të reformës zgjedhore nëse ata duan të adresojnë këto çështje, e mira është edhe një dialog. Dialogu zhvillohet në institucione. PD është në institucione dhe ne e mirëpresim në çdo kohë. Për përmbajtjen është shpejt të flasim sepse ai është produkt i tryezave të përbashkëta.

Nuk dua të futem në akuzat që kanë ata me njëri-tjetrin. Ai është një problem i tyri i brendshëm. PS është e gatshme të dialogojë me PD-në zyrtare kushdo që merr përsipër të përfaqësojë dhe që do të shprehë interesat e demokratëve, për ato ndryshime që ata e mendojnë të nevojshme. Por negociatat dhe politikbërja zhvillohet në institucione dhe ne jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë me ta.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *