Gjiknuri-opozitës: Sukseset tona ju tërbojnë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se ligji për tatimin mbi të ardhurat duhet rregulluar pasi lë mjaft hapësirë për abuzime. Ai u shpreh se rritja e pagës minimale dhe bonuset për pensionistët ‘tërbojnë’ opozitën.

Pjesë nga fjala e Gjiknurit: “Ligji mundohet të adresojë disa probleme që të gjithë këtu në sallë e dimë. Si profesionet e lire, janë biznese të nevojshme, unë vetë vij nga profesion i lirë, por duhet ta pranojmë që kanë qenë jashtë rregullimit të ligjit. Gjithmonë me qëllimin jo për të dëmtuar një pjesë të popullatës, por për të krijuar rregullshmëri. Çështja që meriton vlerësim ka të bëjë me lehtësirat që po u krijohen duke ulur barrën tatimor, së pari duhet të përfitojnë nga fakti që paga minimale ka shkuar në 40 mijë lekë. Së dyti duhet të përfitojnë që për ata që paguhen deri në 50 mijë lekë është ulur barra tatimore.

Ju tërboheni kur qeveria miraton shpërblimin për pensionistët, njëri thotë e bën për vota, tjetri thotë le ta bëjë, e ka të humbur. Plaku nuk flet ka nxjerrë këta kasnecët e tjerë këtu. E kuptoni tani? Ju nuk jeni dakord që pensionistët të marrin shpërblim. Pastaj i keni parë këto artikujt për nomadët dixhitalë? Por sigurisht që juve nuk ju vjen mirë për artikujt pozitivë, juve ju tërbon çdo gjë pozitive, ju errëson shikimin.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *