Orët e para të mëngjesit kanë nisur me një lajm të trishtë për familjen Gjikolli. Reperi i njohur Gjiko ka humbur ditën e sotme një ndër njerëzit më të shtrenjtë për të, djalin e xhaxhait. I ndjeri Arlind Gjikolli, i njohur si Gjikla, nuk mund të fitonte luftën me sëmundjen e rëndë.
Duke postuar disa foto me të ndjerin, Gjiko ka shprehur të gjithë dhimbjen që ndjen përmes dedikimit rrënqethës.
“Gjikla, po mundona mu bo i fortë, njejtë si me mësove tërë jetën, ty tkom pas vëlla shok mentor aleat o gjikla jem, shume sfida i kaluam bashkë , edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm nje gjë e di sigurt, sëmundja se pat aspak të lehte, qetësia jote ja ngadalsoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjeksisë u fasionua me metodat tuaja, por ja qe Zoti te deshti më shumë se ne. Sepse engjujt nuk jetojnë në tokë por ne parajsë. Premtimin ta kom dhane e premtimet do i mbaj, amanetin kom me ta kry, e kur skom me u ndal, veq per ty gjikla jem, njejt si ti qe su ndale asnjëher per mu gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur, e ishalla na ki bo hallall krejtve, gjithmone ne zemrat tona pulsi jonë do te jesh”,- shkruan Gjiko.
Madje Gjiko ka edhe një lutje për të gjitha lokalet në Pejë, atje ku do të jetë edhe banesa e fundit e të ndjerit.
Gjikla ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar. Pas shpërbërjes së grupit, ai vazhdoi karrierën solo dhe një nga këngët më të spikatura është “Juda”.