Në një atmosferë tensioni jashtë Kuvendit, puna në sallë vazhdon me deputetët e maxhorancës që kanë arritur të futen. Deputeti Frrok Gjini ka bërë thirrje që të lejohet hyrja e deputetëve të opozitës që nuk janë përjashtuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në debatet parlamentare.
“Deputetët jo të dënuar duhet të kenë mundësinë të jenë prezentë në sallë. Është e rëndësishme që të marrin pjesë në debat në Kuvend,” deklaroi Gjini.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e mbështeti këtë kërkesë, duke vlerësuar gjithashtu punën e Gardës. Ajo theksoi se pengimi i deputetëve është një akt i rëndë.
“Ata që i pengojnë po kryejnë një akt të rëndë ndaj deputetëve dhe Gardës. Gardistët përballen me fyerje; janë vëllezër, prindër dhe bij të dikujt, dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë,” theksoi Spiropali.