Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër ku janë lënduar dy persona.
Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar pa targa dhe pa leje drejtimi. Gjatë lëvizjes, 17-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe pasagjeri në të, një 16-vjeçar.
Të dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa.
Ndaj tij nisi hetimi në gjendje të lirë.