Gjirokastër/ Defekt në rrjetin elektrik, 80 % e qytetit pa drita

Mbi 80% e qytetit të Gjirokastrës ka ngelur dje dhe sot pa energji elektrike, si pasojë e një defekti në rrjetin e shpërndarjes. Tetë nga dymbëdhjetë lagjet e qytetit të Gjirokastrës ka ngelur prej 12 orësh në errësirë.

Burime nga nënstacioni elektrik pohuan sot se defekti u shkaktua për shkak të mbingarkesës në rrjet që prej orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

“Aktualisht jemi duke riparuar defektin, që ka ndodhur në lagjen “Manalat” dhe shpresojmë që energjia elektrike të rikthehet në mesditë”, njofton OSHEE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *