Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 48 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Flamur Golemi udhëheq me 71.70 %, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 28.30 %.
Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj është shpallur fitues me 52.75 %, ndërsa Gjolek Guci i PS-së ka marrë vetëm 47.25 %.
Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.
Edhe Bashkinë e Përmetit e ka fituar PS me kandidaten Alma Hoxha 76.78 % të votave ose 4417 vota. Rivali i saj Edmond Komino nga BE mori vetëm 23.22% të votave, ose 1336 vota.
Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar procesi i numërimit. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.
Në Bashkinë Këlcyrës ka përfunduar numërimi. Kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni ka fituar me 49.33 %, kundrejt kandidatit të BF-së Arjan Kasaj i cili ka marrë 47.32 %, ndërsa Adriatik Spahiu ka marrë 3.35 %.
Në Bashkinë Libohovës ka përfunduar procesi i numërimit dhe fitues është shpallur Leonard Hide i Partisë Socialiste me 52.64 %, ndërsa kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë Adil Xhelili ka marrë 47.36 %.