Gjirokastër/ Gjykata dënon me 37 vite burg babë e bir nga Memaliaj, vranë kushëririn me çifte pas u zunë për…

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dënuar sot me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhaj.

Ngjarja ndodhi më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, ndërsa si motiv ishte një konflikt për çështje pronësie. Babë e bir ishin në masën ‘arrest shtëpie’ pas vendimit të dhënë nga gjykata më 4 qershor të këtij viti, pasi kishin kaluar afatet e qëndrimit në paraburgim.

Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Cibuku, e cila i dha fund maratonës 3-vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm.

Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë të dhe afërm nga të dy familjet.

Më parë prokurori i çështjes Julijan Cafka në pretencën e tij, pati kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj, për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin.

Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn.

Pas shqyrtimit të të dhënave nga prokuroria dhe fjalës së mbrojtjes për të pandehurit, gjykatësja e çështjes Blerta Çibuku, ka dhënë vendimin final për këtë ngjarje që tronditi në shtator të 2018 fshatin Rabije dhe mbarë zonën.

Gjykatësja Çibuku, ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *