Gjirokastër/ Goditet grupi i trafikantëve, 4 të arrestuar, 5 në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin “Crossborder line”, i cili goditi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike dhe ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë. Operacioni, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe seksionet përkatëse, ka çuar në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.

Arrestimet u kryen për dy vepra kryesore: trafikimin e narkotikëve dhe ndihmën për kalimin ilegal të kufijve. Ndër të arrestuarit janë:

P. L. (49 vjeç), banues në Tepelenë, dyshuar për trafikimin e narkotikëve në rol organizatori.

Y. Ç. (55 vjeç), banues në Tepelenë, dyshuar për ndihmën në kalimin e paligjshëm të kufijve.

V. Z. (52 vjeç), banues në Libohovë, dyshuar për trafikimin e narkotikëve dhe kalimin ilegal të kufijve.

A. S. (54 vjeç), banues në Gjirokastër, dyshuar si organizator i kalimit ilegal të kufijve.

Personat në kërkim janë:

E. N., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, i arrestuar aktualisht në Greqi, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve.

A. N., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

K. M., 32 vjeç, banues në Belsh, Elbasan.

A. Sh., 23 vjeç, banues në Kukës.

L. H., 32 vjeç, banues në Belsh, Elbasan.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të mëdha parash, municion luftarak, automjete, celularë, dhe dokumente të falsifikuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *