Gjirokastër/ I moshuari djeg me benzinë bashkëshorten, gruaja dërgohet menjëherë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një i moshuar i ka vënë flakën gruas së tij.

Burime zyrtare bënë me dije se Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 72-vjeçari me iniciale P.J., banues në fshatin Këllëz për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër pë veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *