Gjirokastër/ I vendosi zjarrin pyjeve për të hapur kullota të reja, arrestohet 59 vjeçari (Emri)

Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi ka vendosur zjarr në një pronë shtetërore.

Bëhet me dije se Ilber Muhameti ka djegur tokën me qëllim hapjen e kullotave të reja në fshatin Plesat të Gjirokastrës.

Sakaq, 59 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *