Gjirokastër/ Ndërhynte në matësin e energjisë, kapet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ndërhynte në matësin e energjisë elektrike.

Shtetasi me iniciale R.M., ishte në kërkim prej dy muajsh.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. M., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 22.09.2022, në biznesin e tij, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Th. Ll., bagëti të imëta, në fshatin Odrie, Gjirokastër.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit S. L., 21 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër.

Në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi S. L. u kap duke drejtuar pa dokumentacionin përkatës, automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *