Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në tentativë për të transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.
Në pranga ka rënë Aleksandër Bregu,36 vjeç, banues në Durrës.
I arrestuari u ndalua në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, teksa transportonte me automjetin tip “BMË”, 5 emigrantë nga vendet e lindjes së mesme dhe Afrikës se veriut, nga Saranda me destinacion Tiranën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMW” dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.