Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës teksa po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit policor “ROAD GUARD 18” u bë arrestimi i shtetasi L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi.
Njoftimi i Policisë:
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.