Gjirokastër/ Tregtonin ushqim të pasigurt, AKU ndëshkon 14 subjekte

Autoriteti  Kombëtar i Ushqimit, ka ndëshkuar këtë të dielë 14 subjekte në Gjirokastër pasi tregtonin ushqim të pasigurt.

AKU njofton se subjektet janë ndëshkuar me subjektet me një gjobë prej 3,850,000 lekë dhe ka bllokuar 585 kokrra vezë si dhe 174.205 kg produkte të ndryshme.

Njoftim i plotë:

Gjirokastër, AKU ndëshkon 14 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Gjirokastrës në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, prodhimit dhe përpunimit të ëmbëlsirave si dhe magazinave frigoriferike, nga ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, mungesë të sistemit HACCP dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 26 masa administrative gjobë në vlerën 3,850,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 585 kokrra vezë, 174.205 kg produkte të ndryshme dhe 24 l produkte të ndryshme ushqimore të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  garanton konsumatorët se do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin, për sigurinë ushqimore në mbrojtje të shëndetit publik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *