Gjirokastër/ U kap me emigrantë të paligjshëm, arrestohet pakistanezi

Një shtetas nga Pakistani është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap me emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale J.A., akuzohet për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune policore të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 36”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. A., banues në Pakistan.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *