Një 40-vjeçare është plagosur në Gjirokastër, pasi dyshohet se është rrëzuar nga automjeti tip ‘kamionçinë’.
Mësohet se shtetësia me iniciale L.V., ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi policisë:
Rreth orës 14:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja L. V., rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër, Gjirokastër. Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në afërsi të urës së fshatit Andon Poçi, kjo shtetase është rrëzuar nga automjeti tip “Mercedes Benz”(kamionçinë), i cili drejtohej nga shtetasi Q. A.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.