Gjirokastër/ Ditën e sotme ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë lajmin se, pas një nate mes flakëve, falë ndërhyrjeve të Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të Bashkisë Gjirokastër zjarret janë neutralizuar.
Sipas tij, mëngjesi i sotëm në Gjirokastër është i qetë dhe gjendja po shkon drejt normalizimit. Ai ka kërkuar bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm.
“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm”,- shkruan Peleshi.
Kujtojmë se ditën e djeshme ndërroi jetë 60-vjeçari Andrea Haxhiaj dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij. Sipas burimeve T.H, 57 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, me djegie nga zjarri rreth 75%, grada III, prognozë e rezervuar dhe po trajtohet me mjekim intensiv në Reanimacionin e Shërbimit të Djegie-Plastikës.
/Priza.al/