Nuk ka më dyshime përsa i përket të ardhmes së sulmuesit norvegjez Eling Haaland i cili ka zgjedhur Cityn si skuadrën e tij të re ku do të vazhdojë karrierën e tij, pas largimit nga Borussia Dortmund në përfundim të sezonit.
Në këtë mënyrë, Haaland do të transferohet në “Etihad” për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, i cili pëlqen shumë 21-vjeçarin e Borussias.
Sulmuesi norvegjez do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier.
City ka nevojë të madhe për një sulmues, pas largimit të Sergio Agueros në drejtim të Barcelonës, ndërsa Pep Guardiola shpreson që norvegjezi t’i plotësojë pritshmëritë e tij.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të behët brenda kësaj jave, për t’iu dhënë kështu fund njëher e mirë zërave të merkatos.
? Erling Haaland to Man City a done deal + confirmation expected this week, according to sources in Germany. Personal terms complete & Dortmund anticipate City informing them in coming days of intention to activate release clause @TheAthleticUK #MCFC #BVB https://t.co/tx8kUxjLkF
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 9, 2022