Dëgjojmë shpesh të flitet për teknologjinë më të re, atë 5G, e cila në disa vende perëndimore ka nisur tashmë të aplikohet me sukses në sektorë të ndryshëm. Por teksa teknologjia dhe industria e telekomunikacionit zhvillohen me shpejtësi maramendëse, në disa raste është e vështirë për t’u ndjekur nga njerëzit. 5G është e ardhmja me të cilën të gjithë duhet të familjarizohemi dhe Vodafone Albania ka një plan ambicioz për të implementuar Teknkologjinë e Vertëtë 5G në Shqipëri.
Siç shpjegon Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, zoti Balazs Revesz, “Vodafone Albania nuk po nxiton për të sjellë thjesht mbulim 5G, por po punon ta sjellë këtë teknologji në cilësinë maksimale” në mënyrë që edhe përvoja e klientit të jetë po maksimale.
5 vjet më parë Vodafone Albania solli ekskluzivisht dhe për herë të parë eksperiencën 5G në Shqipëri.
Kujtojmë demonstrimin e vitit 2019 me kryeministrin Edi Rama, i cili u shfaq live në rrjetet sociale mbrapa timonit të një makine që ecte vetë. Kjo ishte një ide e fantastike për të treguar fuqinë e 5G, jo vetëm për shkak të profilit të lartë të kryeministrit, por sepse dihet publikisht që ai nuk ka patentë (çka tregon që kjo eksperiencë nuk ishte e sajuar.)
Po cili është plani ambicioz i liderit të teknologjisë, Vodafone Albania, për implementimin e 5G dhe kur do të implementohet ajo në Shqipëri? Në çfarë konsiston kjo teknologji e fjalës së fundit dhe cilat janë avantazhet për konsumatorin shqiptar?
Ka shumë kureshtje e pyetje rreth 5G, shumë prej të cilave Drejtori i Përgjithshëm I Vodafone Albania, Balazs Revesz, iu dha përgjigje në emisionin “Now nga Erla” në Euronews Albania.